Atomistja nga Kosova fiton Çmimin e Ekselencës në SHBA!


Atomistja Alba Bicurri, për shkak të rezultateve shumë të mira në shkollim dhe arritjes së rezultateve shumë të larta në testin PSAT në SHBA, është përzgjedhur për Çmimin e Ekselencës nga "Akademia Kombëtare e Shkencëtarëve dhe Teknologëve të së Ardhmes".

Përzgjedhja e saj është bërë me nominimin e astronautit të NASA-s, Buzz Aldrin (anëtar i ekipit të parë të astronautëve që kanë zbritur në hënë), i cili është edhe Drejtor Shkencor i kësaj Akademie.

Bravo dhe urime ALBA!



Instituti ATOMI,
Prishtinë, më
06 mars 2015