REZULTATET E FAZËS SË DYTË TË TESTIMIT

REZULTATET E FAZËS SË DYTË TË TESTIMIT



Ashtu siç janë informuar të gjithë kandidatët me rastin e hyrjes në testimin e dytë, të gjithë ata që kanë arritur pikë maksimale në testin e dytë (99 pikë), pavarësisht rezultateve në testin e parë, kualifikohen për fazën e tretë të testimit (seleksionimit). Gjithashtu, kandidatët që kanë arritur pikë të rangut të dytë në të dy testet (140 në testin e parë dhe 98 në testin e dytë) kualifikohen për fazën e tretë të testimit (seleksionimit). Ndërsa, të gjithë kandidatët që nuk kanë arritur ndonjërin nga këto dy kritere nuk kualifikohen për fazën e tretë të testimit (seleksionimit).

Kandidatët që kanë kaluar në fazën e tretë të testimit (seleksionimit) do të kontaktohen përmes telefonit (personal apo të prindit) së paku 3 ditë para mbajtjes së testimit të tretë dhe do të informohet për detajet e testimit (dita, data dhe koha e testimit). Testimi i tretë do të mbahet në Prishtinë, në lokalet e Institutit ATOMI (aty ku është mbajtur testimi i dytë). Meqë testimi i tretë është testim individual, faza e tretë e testimit do të zgjasë prej muajit mars (15 mars e tutje) deri në muajin qershor 2024.

Në vijim janë tabelat me rezultatet e kandidatëve (klikoni linkun për ta shkarkuar dokumentin):

- Kandidatët që nuk kalojnë në fazën e tretë të testimit (shkarko këtu)

- Kandidatët që kalojnë në fazën e tretë të testimit (shkarko këtu)



SQARIME SHTESË

Të gjithë ata që e kanë harruar kodin e tyre duhet të thërrasin në telefon (045 460 320) gjatë ditëve të punës (e hënë - e premte) gjatë orarit të punës prej orës 10:00-15:00. Luteni që ta respektoni këtë orar për telefonata!

Nëse dikush ka nevojë për sqarime shtesë, atëherë na shkruani në e-mail ([email protected]) ose na kontaktoni në telefon (045 460 320) gjatë ditëve të punës (e hënë - e premte) gjatë orarit të punës prej orës 10:00-15:00. Normalisht, ata që dëshirojnë takim me ne, mund të na kontaktojnë në telefon (045 460 320) dhe të caktojnë termin për të ardhur në zyrën tonë në Prishtinë.

Instituti ATOMI
Prishtinë, më
11 mars 2024


P.S.:
Aplikantët që janë kualifikuar për fazën e dytë, por nuk kanë hyrë në testin e dytë (pavarësisht se ju kemi dhënë mundësi së paku dy herë për të hyrë në testim), nuk do të kenë mundësi testimi gjatë këtij cikli. Përjashtim nga ky rregull do të jenë vetëm aplikantët jashtë Kosovës dhe ata aplikantë që për arsye shëndetësore (me dëshmi përkatëse) e kanë pasur të pamundur të marrin pjesë në testimin e dytë.