Mysafirët e ftuar dhe temat e diskutuara


Instituti ATOMI në kuadër të Kursit të Kulturës së Përgjithshme ka ftuar mysafirët e poshtëpërmendur, me të cilët atomistët janë takuar dhe kanë diskutuar temat dhe çështjet që përshkruhen në vijim.


Mysafiri Tema
Adem Demaçi – Aktivist politik dhe i burgosur politik për gati tri dekada Roli dhe rëndësia e aktivizmit civil e politik
Adrian Civici, PhD – Teoricien i ekonomisë, profesor universitar dhe president i Universitetit Evropian të Tiranës (UET) Globalizmi dhe Identiteti
Aferdita Spahiu – Zyrtare për të drejtat e fëmijëve në UNICEF-Kosovë Të drejtat e njeriut/fëmijëve
Agron Bajrami – Kryeredaktor i gazetës ditore Koha Ditore Mediat dhe gazetaria në Kosovë
Alban Kastrati – Zyrtar i lartë për marrëdhënie me publikun në kompaninë IPKO Media sociale – roli dhe ndikimi i saj
Andi Bajgora – Njëri nga aktorët kryesor në filmin “SHOK” i nominuar për Oscar Filmi “SHOK” nga Kosova në Oscar në SHBA
Andra Fehmiu – Atomiste që studion në Universitetin e Harvardit, MA, SHBA Mundësitë për bursa dhe studime në SHBA
Arben Gashi – Deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Aktualiteti politik në Kosovë
Ardian Gojani, PhD – Fizikan/ profesor universitar Konfirmimi i Valëve Gravitacionale – zbulimi i shekullit
Arsim Bajrami, PhD – Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) Qasja e MASHT-it në raport me talentet
Astrit Gashi – Kryeredaktor i gazetës ditore Zëri Media sociale – roli dhe ndikimi i saj
Avdulla Alija, PhD – Gjenetist-Biolog/ profesor universitar Shkenca në Kosovë
Aziz Mustafa, PhD – Doktor – anëtar i MENSA-s Potenciali intelektual dhe suksesi
Besim Dina – Humorist dhe moderator i emisionit televiziv “Oxygen” Humori dhe emisionet zbavitëse në Kosovë
Besnik Bislimi, PhD – Ekonomist – anëtar i MENSA-s/ profesor universitar Potenciali intelektual dhe suksesi
Blendi Fevziu – Publicist, gazetar dhe moderator i emisionit “Opinion” në TV Klan – Shqipëri Niveli i gazetarisë dhe debatit në Shqipëri
Blerta Zeqiri – Regjisore Arti skenik në botën moderne
Dardan Islami – Komedian, aktivist i shoqërisë civile, gazetar dhe biznesmen Bisedë e lirë dhe Stand-Up komedi
Dukagjin Gorani, PhD – Sociolog dhe ekspert i komunikimit masiv/ profesor universitar Jetesa dhe adaptimi në botën që ndryshon vazhdimisht
Dukagjin Pupovci, PhD – Ekspert i arsimit/ profesor universitar Zhvillimet në fushën e arsimit dhe mundësitë e studimeve brenda dhe jashtë
Edi Shukriu, PhD – Arkeologe-Historiane/ profesoreshë universitare Shkenca në Kosovë
Enver Hasani, PhD – Kryetar i Gjykatës Kushtetuese/ profesor universitar Kushtetutshmëria dhe demokracia kushtetuese
Ermal Hasimja, PhD – Profesor universitar në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë (NYUT) Disa dilema të drejtësisë
Eshref Durmishi – Producent dhe aktor në filmin “SHOK” i nominuar për Oscar Filmi “SHOK” nga Kosova në Oscar në SHBA
Gazmend Syla – Kryeredaktor i televizionit Klan Kosova Mediat dhe gazetaria në Kosovë
Glauk Konjufca – Deputet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) Aktualiteti politik në Kosovë
Hajredin Kuçi, PhD – Zëvendës-Kryeministër dhe Ministër i Drejtësisë/ profesor universitar Filozofia e shtetit dhe e së drejtës
Haki Abazi – Aktivist i shoqërisë civile dhe Drejtor i Programit për Ballkanin i Fondacionit të Vëllezërve Rokfeller (RBF) Roli dhe funksioni i shoqërisë civile
Halil Matoshi – Analist politik dhe shkrimtar Një perspektivë tjetër mbi Identitetin
Hydajet Hyseni – Deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Aktualiteti politik në Kosovë
Hysamedin Feraj, PhD – Teoricien i filozofisë politike dhe profesor universitar në Universitetin e Tiranës (UT) Filozofia Politike
Ian Cliff – Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Politika, ekonomia dhe edukimi në Mbretërinë e Bashkuar
Idriz Zogaj – Kampion i pesëfishtë i memories në Suedi dhe shtatë herë pjesëmarrës ne Kampionatin Botëror të Memories Përsosja e memories
Isa Bajçinca – Gjuhëtar dhe pjesëmarrës i Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe Bazat e gjuhës standarde shqipe
Ismail Kadare – Kandidat për Çmimin Nobel në Letërsi dhe shkrimtari më i mirë shqiptar Arti i të shkruarit dhe i letërsisë
Jeta Xharra – Gazetare hulumtuese dhe moderatore e emisionit Jeta në Kosovë Rëndësia e medieve dhe e gazetarisë në shoqëri
Jusuf Buxhovi – Historian dhe publicist 100 vjet histori e Kosovës
Kim Mehmeti – Analist, publicist dhe shkrimtar Aktualiteti politik në Maqedoni
Luan Jaha – Aktor teatri & filmi Arti skenik në botën moderne
Luan Shllaku – Aktivist i çështjes së ambientit dhe drejtor i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS-SOROS) Ambienti dhe ngrohja globale
Lum Veseli – Njëri nga aktorët kryesor në filmin “SHOK” i nominuar për Oscar Filmi “SHOK” nga Kosova në Oscar në SHBA
Lumbardh Halitjaha – Atomist që studion në Universitetin e Kollgejtit, NY, SHBA Mundësitë për bursa dhe studime në SHBA
Lumir Abdixhiku, PhD – Ekonomist dhe analist politik/ profesor universitar Zhvillimet në fushën e ekonomisë
Mergim Cahani – Bashkë-themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i kompanisë Gjirafa.com TIK-u dhe mundësitë për ndërmarrësi
Neshad Asllani – Aktivist i të drejtave të njeriut nga Klubi i Rotarianëve të Prishtinës Të drejtat e njeriut/fëmijëve
Osmani Azemi – Aktor – Stupcat Group Të jesh aktor/humorist
Pajazit Nushi – Akademik, psikolog dhe nën-kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) Historia dhe roli i ASHAK-ut në Kosovë
Petrit Çarkaxhiu – Këngëtar Muzika mes artit e komercializmit
Qëndrim Gashi, PhD – Matematikan/ profesor universitar Shkenca në Kosovë
Rasim Bejtullahu, PhD – Fizikan/ profesor universitar Konfirmimi i Valëve Gravitacionale – zbulimi i shekullit
Rexhep Ismaili – Akademik, albanolog e linguist Albanologjia
Rexhep Qosja – Akademik dhe kritik letrar Letërsia dhe estetika
Robert Wright – Drejtor ekzekutiv dhe kryetar i bordit menaxhues i Raiffeisen Bank në Kosovë Ambienti i punës dhe mundësitë e karrierës në një bankë
Rrona Nishliu – Këngëtare Muzika mes artit e komercializmit
Princi Leka Zogu II – Anëtar i Familjes Mbretërore Shqiptare Qasja e Familjes Mbretërore Shqiptare ndaj situatës së shqiptarëve në rajon
Vedat Bajrami – Aktor – Stupcat Group Të jesh aktor/humorist
Veton Surroi – Politikan, publicist dhe shkrimtar Historia politike e Kosovës në tri dekadat e fundit
Visar Arifaj – President i Partisë së Fortë Ngritja e vetëdijes politike të qytetarëve përmes sarkazmës


Shënim: Radhitja e mysafirëve është bërë sipas rendit alfabetik. Përshkrimi i profilit të mysafirit është bërë në varësi të pozitës që ka pasur mysafiri në momentin kur ka qenë i ftuar si mysafir, si dhe në çfarë cilësie ka qenë i ftuar mysafiri. Për disa tema kanë qenë të ftuar njëkohësisht dy ose tre mysafirë të profilit të ngjashëm për të njëjtën temë (ndaj përshkrimi i njëjtë i temës për këta mysafir tregon se ata kanë qenë të ftuar në të njëjtin takim/ligjëratë).