Lajme
Për më shumë lajme nga ATOMI, Instituti ATOMI
ju lutemi vizitoni faqen tonë në facebook:ATOMI dhe atomistët në media
Media | Artikulli/Emisioni | Data | Titulli (kliko në link) |
---|---|---|---|
Koha Net - Portal | Artikull në portal | 16.12.2016 | Atomistja Doruntina Sylejmani pranohet në Princeton University |
Telegrafi - Portal | Artikull në portal | 16.12.2016 | Atomistja Doruntina Sylejmani pranohet në Princeton University |
Gazeta Express - Portal | Artikull në portal | 16.12.2016 | Atomistja Doruntina Sylejmani pranohet në Princeton University |
Gazeta Blic - Portal | Artikull në portal | 16.12.2016 | Atomistja Doruntina Sylejmani pranohet në Princeton University |
Koha Net - Portal | Artikull në portal | 24.11.2016 | Institutit ATOMI i siguron Kosovës statusin e kandidatit për anëtarësim në AKSF |
Telegrafi - Portal | Artikull në portal | 24.11.2016 | Instituti ATOMI autorizohet për organizimin e garës ndërkombëtare të matematikës "Kangaroo" |
Gazeta Express - Portal | Artikull në portal | 24.11.2016 | Instituti ATOMI autorizohet për organizimin e garës ndërkombëtare të matematikës "Kangaroo" |
Indeksonline - Portal | Artikull në portal | 24.11.2016 | Instituti ATOMI autorizohet për organizimin e garës ndërkombëtare të matematikës "Kangaroo" |
Gazeta Blic - Portal | Artikull në portal | 24.11.2016 | Instituti ATOMI autorizohet për organizimin e garës ndërkombëtare të matematikës "Kangaroo" |
RTV21 (Radio Televizioni 21) | Lajmet qendrore | 03.11.2016 | Instituti ATOMI pa mbështetje financiare |
RTV21 - Portal | Artikull në portal | 03.11.2016 | Instituti ATOMI nga shtatori pa mbështetje financiare |
Koha Net - Portal | Artikull në portal | 16.09.2016 | Kryeparlamentari Veseli për institucionalizim të ATOMI-t |
RTK Live - Portal | Artikull në portal | 16.09.2016 | Veseli ka pritur në takim drejtuesit e Institutit ATOMI |
Gazeta Express - Portal | Artikull në portal | 16.09.2016 | Veseli takohet me drejtuesit e Institutit ATOMI |
Zëri - Portal | Artikull në portal | 16.09.2016 | Veseli takohet me drejtuesit e Institutit ATOMI |
Lajmi Net - Portal | Artikull në portal | 16.09.2016 | Veseli ka pritur në takim përfaqësuesit e Institutit ATOMI |
First Channel - Portal | Artikull në portal | 16.09.2016 | Veseli pret në takim përfaqësuesit e Institutit ATOMI |
Koha Net - Portal | Artikull në portal | 30.08.2016 | Thaçi përkrah ATOMI-n, institutin që identifikon gjenitë e Kosovës |
Kallxo.com - Portal | Artikull në portal | 30.08.2016 | ATOMI, me premtime për përkrahje presidenciale |
Gazeta Express - Portal | Artikull në portal | 30.08.2016 | Thaçi: Do të përkrahim projektet që identifikojnë nxënësit e talentuar |
Klan Kosova - Portal | Artikull në portal | 30.08.2016 | Thaçi takon Thaçin |
Epoka e Re - Portal | Artikull në portal | 30.08.2016 | Presidenti Thaçi priti drejtuesit e Institutit ATOMI |
Ekonomia Online - Portal | Artikull në portal | 30.08.2016 | Presidenti Thaçi priti drejtuesit e Institutit ATOMI |
Kosova Info - Portal | Artikull në portal | 30.08.2016 | Thaçi takon Thaçin |
Gazeta Tribuna - Portal | Artikull në portal | 30.08.2016 | Presidenti Thaçi priti drejtuesit e Institutit ATOMI |
Gazeta Express - Portal | Artikull në portal | 22.07.2016 | Qeveria ia ndanë 10 mijë euro Projektit ATOMI |
Kosova Sot - Portal | Artikull në portal | 22.07.2016 | Qeveria ndanë 10 mijë euro për Projektin ATOMI |
Indeksonline - Portal | Artikull në portal | 22.07.2016 | Qeveria ia ndanë 10 mijë euro Projektit ATOMI |
Lajmi Net - Portal | Artikull në portal | 21.07.2016 | Qeveria ndan mjete financiare për Projektin ATOMI |
RTK (Radio Televizioni i Kosovës) | Lajmet qendrore | 17.07.2016 | ATOMI s'ka para |
Klan Kosova (Televizioni Klan Kosova) | Lajmet qendrore | 16.07.2016 | Ministria e Arsimit premton përkrahje për Institutin ATOMI |
Koha Net - Portal | Artikull në portal | 14.07.2016 | Atomistët kosovarë shkëlqejnë në garën ndërkombëtare për matematikë |
Gazeta Blic - Portal | Artikull në portal | 14.07.2016 | Talentët nga Kosova shpërblehen në garën ndërkombëtare të matematikës |
Info Albania - Portal | Artikull në portal | 14.07.2016 | Atomistët kosovarë shkëlqejnë në garën ndërkombëtare për matematikë |
Koha Net - Portal | Artikull në portal | 28.06.2016 | Instituti ATOMI kërkon ndihmë financiare për të mbijetuar |
Telegrafi - Portal | Artikull në portal | 28.06.2016 | Instituti ATOMI detyrohet ta shuaj aktivitetin, s'ka përkrahje nga institucionet |
Gazeta Express - Portal | Artikull në portal | 28.06.2016 | ATOMI u drejtohet me letër publike udhëheqësve të institucioneve dhe të subjekteve politike |
Gazeta Blic - Portal | Artikull në portal | 28.06.2016 | Letër Publike nga ATOMI |
Klan Kosova (Televizioni Klan Kosova) | Emisioni "Familja Ime" | 15.05.2016 | Matja e inteligjencës së fëmijëve |
Koha Net - Portal | Artikull në portal | 13.05.2016 | Atomisti nga Kosova në krye të studentëve evropianë |
Telegrafi - Portal | Artikull në portal | 13.05.2016 | Atomisti nga Kosova në krye të studentëve evropianë |
Kallxo.com - Portal | Artikull në portal | 13.05.2016 | Kosovari në krye të studentëve evropianë |
Gazeta Express - Portal | Artikull në portal | 13.05.2016 | Atomisti nga Kosova në krye të studentëve evropianë |
Gazeta Blic - Portal | Artikull në portal | 13.05.2016 | Studenti nga Kosova në krye të studentëve evropianë, ATOMI e cilëson si arritje të jashtëzakonshme |
Arbresh - Portal | Artikull në portal | 13.05.2016 | Atomisti nga Kosova në krye të studentëve evropianë |
RTV21 (Radio Televizioni 21) | Lajmet qendrore | 07.05.2016 | ATOMI rrezikon të mbyllet |
RTV21 - Portal | Artikull në portal | 07.05.2016 | ATOMI rrezikon të mbyllet - Artikull & Video |
RTK (Radio Televizioni i Kosovës) | Lajmet qendrore | 22.04.2016 | Instituti ATOMI certifikohet si Pikë Evropian për Talentet |
KTV (Televizioni Kohavision) | Lajmet qendrore | 22.04.2016 | Arritja nga Instituti ATOMI |
Klan Kosova (Televizioni Klan Kosova) | Lajmet qendrore | 22.04.2016 | Instituti ATOMI certifikohet si Pikë Evropian për Talentet |
RTV21 (Radio Televizioni 21) | Artikull në portal | 22.04.2016 | ATOMI "e shpie" Kosovën në Evropë - Artikull & Video |
Koha Net - Portal | Artikull në portal | 22.04.2016 | ATOMI "fut" Kosovën në Evropë, shteti s'e përkrahë! |
Telegrafi - Portal | Artikull në portal | 22.04.2016 | ATOMI "fut" Kosovën në Evropë, shteti s'e përkrahë! |
Gazeta Express - Portal | Artikull në portal | 22.04.2016 | ATOMI "fut" Kosovën në Evropë, shteti s'e përkrahë! |
Kallxo.com - Portal | Artikull në portal | 22.04.2016 | ATOMI, një tjetër sukses ndërkombëtar pa përkrahje shtetërore - Artikull & Video |
Gazeta Blic - Portal | Artikull në portal | 22.04.2016 | Nait Vrenezi: ATOMI do të shuhet, nëse nuk ka mbështetje nga institucionet |
Insajderi - Portal | Artikull në portal | 22.04.2016 | ATOMI rrezikon shuarjen në mungesë të përkrahjes financiare nga qeveria |
Gazeta Blic - Portal | Artikull në portal | 22.04.2016 | ATOMI "fut" Kosovën në Evropë, shteti s'e përkrahë! |
In Fokusi - Portal | Artikull në portal | 22.04.2016 | ATOMI "fut" Kosovën në Evropë, shteti s'e përkrahë! |
Top Channel - Portal | Artikull në portal | 23.02.2016 | Kosova pa programe të avancuara për fëmijët me IQ të lartë |
KTV (Televizioni Kohavision) | Emisioni "Interaktiv" | 01.02.2016 | Rrezikimi i fondeve për ATOMI-n |
Klan Kosova (Televizioni Klan Kosova) | Emisioni "NiN" | 13.01.2016 | Fëmijët inteligjentë |
Gazeta Express - Portal | Artikull në portal | 31.12.2015 | Projekti ATOMI ka nevojë për përkrahjen e të gjithëve, edhe të shtetit të Kosovës! |
Koha Net - Portal | Artikull në portal | 30.12.2015 | Mosmiratimi i fondeve nga Qeveria rrezikon Projektin ATOMI |
KTV (Televizioni Kohavision) | Emisioni "Sot" | 29.12.2015 | Projekti ATOMI gjatë vitit 2015 |
RTV21 (Radio Televizioni 21) | Emisioni "Bon Bon" | 07.11.2015 | Shkolla+ e Projektit ATOMI |
KTV (Televizioni Kohavision) | Lajmet qendrore | 31.10.2015 | Fillon Shkolla+ e Projektit ATOMI |
Klan Kosova (Televizioni Klan Kosova) | Lajmet qendrore | 31.10.2015 | Fillon Shkolla+ e Projektit ATOMI |
Rrokum TV (Televizioni Rrokum) | Lajmet qendrore | 31.10.2015 | ATOMI i mendjeve të ndritura |
Koha Net - Portal | Artikull në portal | 31.10.2015 | Atomistët nisën shkollën 30 javore - Artikull & Video |
RTK (Radio Televizioni i Kosovës) | Lajmet qendrore | 30.05.2015 | "ATOMËT" e Kosovës |
KTV (Televizioni Kohavision) | Lajmet qendrore | 30.05.2015 | Pëzgjidhet gjenerata e katërt nga ATOMI |
Koha Net - Portal | Artikull në portal | 30.05.2015 | Ministri Bajrami i zhgënjyer me kushtet e shkollave për Atomistë |
Gazeta Express - Portal | Artikull në portal | 30.05.2015 | Këta janë liderët kosovarë të së ardhmes |
Tribuna - Portal | Artikull në portal | 30.05.2015 | Atomistët - liderë të së ardhmes |
Arbresh - Portal | Artikull në portal | 30.05.2015 | Ministri Bajrami merr pjesë në përzgjedhjen e 54 nxënësve nga ATOMI |
Ekonomia - Portal | Artikull në portal | 30.05.2015 | Atomistët do të jenë liderë të së ardhmes |
Gazeta Express - Portal | Artikull në portal | 26.05.2015 | Mensa, organizata më e madhe ndërkombëtare e njerëzve inteligjentë hapet edhe në Kosovë |
Telegrafi - Portal | Artikull në portal | 26.05.2015 | Mensa po formohet edhe në Kosovë |
Telegrafi - Portal | Artikull në portal | 12.05.2015 | Mileniumi i Tretë, me bursa të plota shkollimi për nxënësit e Projektit ATOMI |
Ekonomia - Portal | Artikull në portal | 12.05.2015 | Mileniumi i Tretë ofron bursa për nxënes inteligjentë |
KTV (Televizioni Kohavision) | Emisioni "Sot" | 11.05.2015 | Bursa për të përzgjedhurit e Projektit ATOMI |
Koha Net - Portal | Artikull në portal | 25.04.2015 | Gjeniu i Informatikës - Artikull & Video |
RTV21 - Portal | Artikull në portal | 25.04.2015 | Gjeniu i Informatikës |
KTV (Televizioni Kohavision) | Emisioni "Cosmo" | 23.04.2015 | Arti i Inteligjencës |
Koha Net - Portal | Artikull në portal | 06.03.2015 | Kosovarja Alba Bicurri merr çmimin e Ekselencës në ShBA |
Telegrafi - Portal | Artikull në portal | 06.03.2015 | Alba Bicurri, fituese e Çmimit të Ekselencës në SHBA |
Gazeta Express - Portal | Artikull në portal | 06.03.2015 | Alba Bicurri fiton Çmimin e Ekselencës në SHBA |
Bota Press - Portal | Artikull në portal | 06.03.2015 | Alba Bicurri fiton Çmimin e Ekselencës në SHBA |
Ekonomia - Portal | Artikull në portal | 06.03.2015 | Atomistja përzgjedhet për Çmimin e Ekselencës nga AKSHTA në SHBA |
Arbresh - Portal | Artikull në portal | 06.03.2015 | Alba Bicurri, është përzgjedhur për Çmimin e Ekselencës në SHBA nga "Akademia Kombëtare e Shkencëtarëve dhe Teknologëve të së Ardhmes" |
RTK (Radio Televizioni i Kosovës) | Lajmet qendrore | 26.11.2014 | ATOMI kërkon gjenitë |
KTV (Televizioni Kohavision) | Lajmet qendrore | 26.11.2014 | ATOMI mbështetë inteligjentët |
Koha Net - Portal | Artikull në portal | 26.11.2014 | Projekti ATOMI zgjat afatin e aplikimit për inteligjentët |
Gazeta Express - Portal | Artikull në portal | 26.11.2014 | Projekti ATOMI fton fëmijët inteligjentë që të aplikojnë në programin e tyre |
Ekonomia - Portal | Artikull në portal | 26.11.2014 | Projekti ATOMI zgjat afatin e aplikimit për inteligjentët |
KosovaLive360 - Portal | Artikull në portal | 26.11.2014 | ATOMI zgjat afatin e aplikimit për inteligjentët |
KosovaLive360 - Portal | Artikull në portal | 07.11.2014 | ATOMI në kërkim të talenteve të Kosovës |
RTK (Radio Televizioni i Kosovës) | Lajmet qendrore | 22.10.2014 | Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes RTK-së dhe ATOMI-t |
Ekonomia - Portal | Artikull në portal | 10.07.2014 | Përmbyllet Shkolla+ e Projektit ATOMI |
Koha Net - Portal | Artikull në portal | 02.03.2014 | Kosova ka 115 atomistë me inteligjencë të Ajnshtajnit |
Gazeta Express - Portal | Artikull në portal | 02.03.2014 | Kosova ka 115 atomistë me inteligjencë të Ajnshtajnit |
Zëri - Portal | Artikull në portal | 12.10.2013 | Jahjaga: Projekti ATOMI do t'i kthehet Kosovës në formën më të mirë |
KosovaPress - Agjenci e Lajmeve | Artikull në portal | 15.07.2012 | Kërkohet përkrahje për personat me inteligjencë të jashtëzakonshme |
Top Channel - Portal | Artikull në portal | 01.03.2012 | Talentet e Kosovës |
NJOFTIM
Instituti ATOMI, me përkrahje nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), është duke zbatuar Projektin ATOMI, i cili ka për qëllim identifikimin dhe përkrahjen e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme (atomistë).
Ky projekt synon të përfshijë të gjithë nxënësit prej klasës VIII deri XI nga të gjitha shkollat e Kosovës, përkatësisht do t’u ofrojë mundësi të barabarta të gjithë këtyre nxënësve që të aplikojnë apo të nominohen.
Pas procesit të aplikimit, aplikuesit do t’i nënshtrohen një procesi disafazësh të seleksionimit, i cili do të realizohet përmes përdorimit të testeve të standardizuara të inteligjencës, nga i cili do të përzgjidhen nxënësit më të mirë (që e plotësojnë kriterin e përcaktuar nga Instituti ATOMI për të qenë atomist), të cilëve synohet që t’ju ofrohen shërbime dhe aktivitete të ndryshme përkrahëse, si: kurse të avancuara (Shkolla+), kamp veror, takime me profesionistë dhe personalitete të shquara, orientim në karrierë dhe këshillim psikologjik, ndërmjetësim për bursa, klub të atomistëve për aktivitete të përbashkëta, aktivitete kulturore, sociale, sportive e rekreative, etj..
FTESË PËR NOMINIM – APLIKIM 2025
KUSH MUND TË NOMINOHET APO TË APLIKOJË?
– Të gjithë nxënësit prej klasës VIII deri XI nga të gjitha shkollat e Kosovës (pa dallim race, etnie, gjuhe, gjinie, feje, etj.).
NXËNËSIT MUND TË NOMINOHEN NGA:
– Prindërit apo familja
– Mësimdhënësit
– Shoqëria
– Vetë-nominohen
SHËRBIME DHE AKTIVITETE PËRKRAHËSE PËR TË PËRZGJEDHURIT:
– Kurse të avancuara – Shkolla+
– Kamp veror
– Vizita studimore
– Takime me profesionistë dhe personalitete të shquara
– Qasje në literaturë të avancuar
– Orientim në karrierë dhe këshillim psikologjik
– Ndërmjetësim për bursa
– Klubi i atomistëve për aktivitete të përbashkëta
– Aktivitete kulturore, sociale, sportive e rekreative
Shënim:
Të gjitha shërbimet dhe aktivitetet përkrahëse për atomistët ofrohen falas nga Instituti ATOMI. Disa nga këto aktivitete dhe shërbime ofrohen për të gjithë atomistët dhe shfrytëzohen nga të gjithë atomistët e interesuar. Disa ofrohen sipas nevojës dhe kërkesës së atomistëve, ndërsa disa ofrohen sipas mundësive të Institutit ATOMI. Disa nga aktivitetet dhe shërbimet përkrahëse janë të njëhershme, ndërsa disa janë vazhdimisht në dispozicion të atomistëve të interesuar.
Instituti ATOMI ofron maksimumin e shërbimeve dhe aktiviteteve përkrahëse për atomistët në përputhje me burimet që ka në dispozicion ky institut, por jemi të vetëdijshëm se në raport me nevojat reale të atomistëve ne mund të ofrojmë shërbime dhe aktivitete përkrahëse modeste për shkak të mungesës së burimeve financiare, rrjedhimisht edhe profesionale e infrastrukturore, me të cilat ballafaqohet Instituti ATOMI.
APLIKACIONI I KOMPLETUAR DUHET TË PËRMBAJË KËTO 3 DOKUMENTE:
1. F1 – Formularin e plotësuar të nominimit – aplikimit (shkarko këtu)
2. F2 – Formularin e miratimit të prindit për personat nën 18 vjet (shkarko këtu)
3. Certifikatën e lindjes (kopje/skanim) ose faqen e parë të letërnjoftimit të aplikuesit, nëse ka (kopje/skanim)
MËNYRA E APLIKIMIT:
Aplikimi mund të realizohen në njërën nga 3 mënyrat vijuese (meqë është më e lehtë për aplikim dhe për administrimin e të dhënave të aplikuesve, ju sugjerojmë që të aplikoni përmes mënyrës së parë – online):
1. Aplikimi online
Për të aplikuar online, klikoni KËTU.
2. Aplikimi përmes e-mailit
Për të aplikuar përmes e-mailit, aplikacioni i kompletuar (me 3 dokumentet e kërkuara) mund të dërgohet i skanuar në adresën elektronike [email protected].
3. Aplikimi përmes postës
Për të aplikuar përmes postës ose drejtpërdrejt, aplikacioni i kompletuar (me 3 dokumentet e kërkuara) mund të dorëzohet personalisht ose të dërgohet përmes postës, në një zarf të mbyllur në zyrën e Institutit ATOMI, çdo ditë pune nga ora 10:00 – 16:00, në adresën: Rr. Tahir Zajmi, Nr. 65, Gjimnazi Matematik, Kati III, Kalabri, 10 000 Prishtinë, Kosovë.
AFATI I NOMINIMIT – APLIKIMIT:
Afati i nominimit – aplikimit zgjatë një muaj, prej 30 shtator deri më 30 tetor 2025.
PYETJE APO INFORMATA SHTESË?
Vizitoni faqen e internetit www.atomi-ks.org apo kontaktoni në 045 460 320 ose [email protected].
ME RËNDËSI!!!
– Projekti ATOMI synon identifikimin e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme.
– Këta persona jo domosdoshmërisht janë vetëm nxënësit me sukses të shkëlqyeshëm.
– Këta persona jo domosdoshmërisht janë “yje” në shkollë, meqë mund të jenë edhe persona që nuk bien lehtë në sy.
– Këta persona jo domosdoshmërisht janë të mirë-adaptuar në rrethin e tyre shoqëror, shkollor apo familjar.
– Sa i përket inteligjencës, nuk ka dallime gjinore, prandaj inkurajohen njëjtë edhe meshkujt edhe femrat që të nominohen apo të aplikojnë.
– Sa i përket inteligjencës, nuk ka rëndësi statusi socio-ekonomik i familjes dhe vendbanimi (fshat, qytet), prandaj inkurajohen të gjithë njëjtë që të nominohen apo të aplikojnë.
– Personat që kanë ndonjë vështirësi/pengesë/problem/paaftësi fizike apo shëndetësore aplikojnë njëjtë dhe trajtohen si gjithë të tjerët.
– Projekti ATOMI nuk synon identifikimin e personave që kanë talent apo shkathtësi specifike vetëm në fusha të veçanta (art, muzikë, sport).